Wednesday, November 19, 2025

AF Elbasani respekton tifozin e vogël elbasanas që mbështeti skuadrën në shiun e rrëmbyer gjatë ndeshjes me Egnatian

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një tifoz i vogël mbi shpatullat e babait në shiun e dendur në “Elbasan Arena” në sfidën Elbasani-Egnatia mori vëmendjen e mediave fundjavën e kaluar. Tifozi i vogël verdheblu, mbështeti skuadrën, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.

Klubi verdheblu i ka bërë një surprizë të bukur djalit 8-vjeçar dhe babait të tij. Ata janë ftuar të ndjekin nga afër seancën stërvitore të Elbasanit, ku takuan lojtarët dhe drejtuesit, të cilët i dhuruan një fanellë në shenjë mirënjohje.

“Nën shiun që nuk pushonte, 8-vjeçari Muhamed qëndroi krenar pranë tifozerisë verdheblu në sektorin “Spartak Mazhi”, duke mbështetur pa kushte ekipin ndaj Egnatias.

Klubi dhe djemtë e ekipit e ftuan sot djalin dhe babain të ndjekin seancën stërvitore nga afër gjithashtu duke i dhuruar fanellën në shenjë mirënjohje”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi i Elbasanit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img