Një paraqitje zhgënjyese e Vllaznisë ka qënë ajo e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën e moshave. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara për grupmoshat nga U13 deri në U19, janë regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime. Një gjë e tillë ka shqetësuar is futbollistin e Vllaznisë, Erjon Hoti, i cili bën edhe komentin e mëposhtëm:
“Hera parë në jeten teme që shikoj Akademin e Vllaznisë në këtë gjendje, ka ndodh me ken ndonjë grup moshe që ska pas brez të mirë…po tana brezat me ken kaq zhele! Kisha pas qef me ditë ku është problemi se duke kenë larg Shkodrës edhe nuk kam info shum se ça ndodh atje…po prap asigja nuk i justifikon këto rezultate! Ku është problem, te presidenca, te trajnerat, te cilësia e brezave apo kushtet stërvitore, a ka kush ndonjë informacion të qartë që i ndjek nga afer???”