Friday, September 20, 2024

Akademia e Futbollit Vllaznia dhe KF Bashkimi nisin bashkëpunimin për zhvillimin e talenteve të reja

Lexo

Që prej ditës së sotme, Akademia e Futbollit Vllaznia dhe KF Bashkimi kanë nisur një bashkëpunim të mirëfilltë që ka të bëjë me forcimin më tej dhe zhvillimin e talenteve të reja duke ofruar mundësi për të gjithë futbollistët e rinj. Kështu, pas një takimi dypalësh, mes kordinatorit të Akademisë Vllaznia Ndriçim Shtubina dhe trajnerit dhe drejtuesit e KF Bashkimi,Ervin Alusi, kanë ardhur edhe njofimet zyrtare në të dy kampet përkatëse.

“Jemi të lumtur të njoftojmë bashkëpunimin mes Akademisë Vllaznia dhe KF Bashkimi, i cili do forcojë më tej zhvillimin e talenteve të reja duke ofruar mundësi për të gjithë futbollistët e rinj.”, shkruhet në faqen zyrtare të Akademisë Vllaznia.

Ndërkohë, të njëjtën gjë bëjnë edhe në kampin tjetër, atë të KF Bashkimi, ku përmes drejtuesit Ervin Alushi, vjen deklarata në fjalë.

𝐏𝐚𝐬 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐛𝐢𝐬𝐞𝐝𝐢𝐦𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐢𝐤𝐩𝐫𝐢𝐭𝐞𝐦 𝐊𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬𝐞 𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐍𝐝𝐫𝐢𝐜𝐢𝐦 𝐒𝐡𝐭𝐮𝐩𝐢𝐧𝐚 𝐤𝐮 𝐧𝐞 𝐞𝐦𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐚𝐟𝐢𝐭 𝐧𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐪𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐣𝐮 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐞𝐣 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 !!!!𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐭𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 !!!”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Bashkimi për bashkëpunimin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img