Thursday, October 24, 2024

Akademia e Futbollit Vllaznia, me staf të ri. Ndryshime në drejtim si dhe me trajnerët e grupmoshave

Lexo

Jo vetëm Vllaznia, skuadra e parë e Superiores, është e përfshirë në valën e ndryshime, por ndryshime rrënjësore ka pësuar edhe Akademia e Futbollit Vllaznia.

Ndryshimet këtu kanë konsistuar nga drejtimi për të vijuar me trajnerët në të gjitha ekipet e grupmoshave. Lëvizjet e para kanë ardhur në krye, ku drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia vendosën të mbyllin bashkëpunimin me serbin që ka kaluar një karrierë të gjatë në Turqi Sead Halilagiç, i cili për një sezon futbollistik mbajti detyrën e drejtorit teknik të akademisë.

Me largimin e Halilagiç, presidenca kuqeblu emëroi në krye të akademisë dy drejtues, drejtorin organizativ Alban Hasani si dhe Ndriçim Shtubinën në rolin e drejtorit teknik.

Ndryshimet në sektorin e akademisë vijojnë edhe në listën e trajnerëve që do të drejtojnë ekipet zinzhir të grupmoshave përkatëse. Ajo që spikat më tepër është gradimi i Edmond Doçit në cilësinë e trajnerit të ekipit Vllaznia U21, skuadër që më herët drejtohej nga Ergi Borshi që tashmë është pjesë e stafit të ekipit të parë. Doçi vjen në këtë pozicion pasi ka kaluar një përvojë të suksesshme me ekipet U19 si dhe U17, ku edhe është shpallur kampion kombëtar.

Por, përpos Doçit, një tjetër emër që ka marrë vemendjen e opinionit sportiv është emërimi në krye të skuadës së 19 vjeçarëve të një emri tjetër të njohur, siç është ai i Elvis Plorit, i cili përpos se ka punuar për një kohë të gjatë me moshat si dhe Vllazninë U21 ku edhe është shpallur kampion, ka qënë në detyra të rëndësishme si trajner dhe zëvendëstrajner në skuadrën e parë, drejtor sportiv, etj. Plori zëvendëson trajnerin Vioresin Sinani që këtë sezon futbollistik është emëruar zëvendëstrajner i ekipit të parë të Vllaznisë.

Risi në listën e re të trajnerëve të akademisë futbollit Vllaznia janë edhe emrat e  Arbër Shytanit dhe Valdano Nimanit që më herët kanë drejtuar në klubet Djelmnia Shkodrane, Klubi Futbollit Shkodra dhe Laçin, të cilët për sezonin e ri futbollistiok 2024-2025 do të drejtojnë ekipin e Vllaznisë U17. Ndërkohë, që po kaq risi është edhe përfshirja në listën e drejtimit të ish futbollistëve të Vllaznisë Amarildo Belisha dhe Safet Osja, të cilët do të drejtojnë Vllazninë U17 dhe atë U11.

Ato që nuk lëvizin nga trajnimi me Akademinë e Futbollit Vllaznia janë emrat e trajnerëve, Denis Zmijani, Ersi Çaku, Haris Dalipi dhe Luan Zmijani, të cilët do të drejtojnë ekipet e Vllaznisë U16, U15, U14, U11 dhe U9.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img