Akademia Futbollit Vllaznia organizoi ditën e hënë 30 Shtator një takim ndërmjet stafit teknik dhe prindërve.
Drejtori Akademisë Alban Hasani vuri theksin se takime të tilla shërbejnë për të rritur besimin dhe shmangur praktikat abuzuese që synojn shmangien e vlerësimit objektiv. Në mbyllje të fjalës së tij Drejtori Hasani u shpreh se duke forcuar bashkëpunimin e “trekëndëshit” të suksesit, Prind, Lojtar dhe Trainerë ne synojm ti shërbejm sa më tepër arritjes së objektivit tonë të përhershëm, zhvillimin e futbollistëve elitarë.