Alban Xhaferi, thirrje tifozëve për duelin me Egnatian: Arenën do ta bëjmë Shkodër! Finalja për titull na thërret!

“Arenën do ta bëjmë Shkodër!

Finalja për titull na thërret!

Të gjithë bashkë, të gjithë kuqeblu, le ta mbushim Arenën Kombëtare dhe ta kthejmë në shtëpinë tonë!

Të gjithë për Vllazninë!

Bashkë për lavdi, bashkë për historinë!

#ArenënDoTaBëjmëShkodër

Nje jete, dy ngjyra,nje skuader

#ForcaVllaznia #Finalja #TitulliKuqeblu

Ky është statusi që presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi ka përcjellë në adresë të opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë, për të mbështetur skuadrën shkodrane në metrat e fundit të kampionantit të Superiores.

Në këtë 90-të minutësh të fundit, kreu i klubit kuqeblu kërkon bashkëpunimin me tifozërisë shkodrane e më gjërë, të gjithë simpatizantëve kuqeblu kudo ndodhen, që ashtu siç e mbështeti në gjysmëfinalen e parë ndaj Dinamos, këtë herë të jetë dyfishi i fansave kuqeblu në tribunat e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Në të njëjtën kohë, presidenti Xhaferi, vazhdon të jetë “non stop” pranë skuadrës kuqeblu, ku krahas plotësimit të të gjitha kushteve  organizative të pragndeshjes, së bashku me stafin e tij, mbështet moralisht dhe financiarisht futbollistët dhe stafin në krijimin e një klime sa më pozitive, në mënyrë që mbrëmjen e së hënës, Shkodra të festojë titullin e dhjetë kampion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu