Monday, November 25, 2024

Analiza e Abissnet Superiore/Ekipet më të mira në mbrojtje dhe rekuperimet e topave

Lexo

Në futbollin e ditëve të sotme, intensiteti i lojës po rritet gjithmonë e më shumë. Intensiteti i mbrojtjes po kthehet shpesh në agresivitet dhe kjo nuk nënkupton vetëm faulle, por rritje të rikuperimit të topit, duke rrezikuar më shumë në kryerjen e një faulli.

Pas 18 ndeshjesh,  në mes të kampionatit, kemi bashkuar të dhënat e topave të rikuperuar dhe faullet e bëra, për të kuptuar se kush janë skuadrat që japin më shumë intensitet në fazën mbrojtëse.

Këto të dhëna, ku shqyrtohen të dhënat mesatare për ndeshje, janë interesante për të kuptuar stilin e lojës të skuadrave. Mbi të gjitha, mund të shohim se skuadra që shkakton më shumë faulle, Kastrioti, nuk është skuadra që ka më shumë intensitet në rikuperimin e topit, ndërsa intensiteti i Tiranës është i njëjtë me atë të Teutës, por me nivele të ndryshëm faullesh dhe rikuperim të topit.

Në disa raste, të dhënat mund të përafrohen me gravitetin e skuadrës: një skuadër që bën presing të lartë, merr më shumë rreziqe për të shkaktuar faull (në përpjekje për të rekuperuar sa më shumë topa) sesa skuadrat që mbeten në pritje në fazën e moszotërimit. Ekipet që tregojnë më shumë intensitet në këtë fazë janë Partizani dhe Vllaznia, që janë dhe skuadrat që rikuperojnë më shumë topa “të pastër”, pra me më pak faulle se kundërshtarët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img