Tuesday, November 26, 2024

Analiza e Gilman Likës për Superioren: Vllaznia e Teuta, dy skuadrat më të mira

Lexo

Për ish futbollistin kuqeblu, Gilman Lika dy skuadrat më të mira për momentin në kategorinë Superiore janë Vllaznia dhe Teuta. Megjithatë, sipas tij, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Brdariç ka problem në lidhje me ruajtjen dhe administrimin e rezultatit të avantazhit që siguron ndaj kundërshtarit.Opinionin e tij për kategorinë Superiore dhe konkretisht për Vllazninë e tij, Lika e dha gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH ku ishte i pranishëm mbrëmjen e së hënës. “Dy ndeshjet e fundit, Vllaznia kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Me Partizanin nuk e kuptova përse u mbrojt shumë mbrapa. Nuk e di përse la kaq shumë terren.”, u shreh Lika

Në vijim, Gilman Lika foli edhe për zhurmën mediatike rreth një kritike që ish futbollisti shkodran, Hysen Zmijani për mbrojtësin kuqeblu, Mevlan Adili. “Kritika do të ketë gjithmonë, por vlejn atëherë kur bëhen nga njerëz të sportit. Unë kam folur me Adilin dhe më ka thënë se jam krenar që më ka përmendur emrin një si Zmijani”, tha Lika, i cili më pas foli edhe për repartin sulmues të Vllaznisë, për të cilin përcolli komplimente. “Vllaznia këtë sezon, pjesën e sulmit e ka më të mirë, e kanë justifikuar veten. Mendoj se janë duke bërë diferencën. Dua të them se  Vllaznia dhe Teuta për momentin janë më të mirat e Superiores”, përfundoi is kapiten i kuqeblu, Gilman Lika.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img