Monday, September 16, 2024

Analizë-Eleminimi i Vllaznisë nga Conference League. Komentatori Dibra: Në rast se trajnerit nuk i bindet skuadra, atëherë presidenti duhet të vërë pikat mbi “i”!

Lexo

Loja shumë e dobët e Vllaznisë në sfidën e kthimit me iskandezët e Valur dhe eleminimi nga UEFA Conferencë League është shoqëruar dhe vazhdon të shoqërohet me komente nga më të ndryshmet në opinionin sportiv.

“Në fillim, nuk e kuptova planin tonë të ndeshjes, se si duam të luajmë futboll dhe nuk ndodhi asgjë nga ajo që kishim diskutuar.”, do të shprehej vetëm pak minuta pas ndeshjes përpara gazetarëve tekniku Thomas Brdariç duke mos e fshehur zhgënjimin e asaj përformance që skuadra e tij dha në fushën e lojës.

Që e përkthyer më “shqip” do të thotë se futbollistët e tij nuk zbatuan asgjë në fushën e lojës nga ajo që ai kishte përgatitur gjatë ditëve të pragndeshjes.

Në këtë rast, lind pyetja: A ka një çështje te Vllaznia?!!

Kësaj, pyetje i jep përgjigje komentatopri i njohur sportive shkodran, Edmond Dibra, i cili njihet edhe si një nga fansat më të spikatur kuqeblu në vite.

“Të 11-të lojtarët që ishin në fushën e lojës nuk iu bindën trajnerit, madje edhe ato që u futën si zëvendësues. Totalisht, pa dashtë me fy asnjë, Vllaznia të ngjasonte si një ekip kooperativash në fushën e lojës. Nuk është loja e Vllaznisë kjo. Të vish në Shkodër, me një rezultat pozitiv, 2-2 në ndeshjen e parë në transfertë dhe të bësh këtë përformancë brenda në Shkodër, përballë publikut, është totalisht e papranueshme. Këtu është një diçka, se çfarë është, stafi duhet t’i vërë pikat mbi “i”, shprehet plot indinjatë komentatori Dibra në emisionin: “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar në ekranin e RTSH Shkodra.

Sipas Dibrës, aftësitë profesionale të trajnerit Brdariç janë shfaqur edhe më herët me sukseset që ai ka pasur në drejtimin e Vllaznisë, por për rastin në fjalë, ai thotë se situata duhet analiazuar më thellësisht.

“Nuk mundemi me thanë se nuk ka aftësi drejtuese, sepse kemi parë një Vllazni shumë të bukur nën drejtimin e Brdariç. Duke i shtuar edhe një fazë përgatitore cilësore dhe me një ndeshje të mirë në transfertë me Valur për Conferencë League, atëherë është krejt e pashpjegueshme loja e Vllazninë në përballjen me Valur të Islandës. Këto djem, ose kanë probleme me vete, ose nëse nuk arrijnë t’i përgjigjen trajnerit Brdariç, atëherë presidenca t’i japë drejtim situatës në fjalë.

Kurse njohuritë në drejtimin e skuadrës të trajnerit  Thomas Brdariç, nuk ka njohuri, apo nuk ka skema tekniko-taktike, këtë nuk mund ta pranojmë. Por, në rast se nuk i bindet skuadra, atëherë presidenti duhet të vërë pikat mbi “i”.

Në rast se lojtarët nuk i binden trajnerit Thomas Brdariç, atëherë presidenti ka “gurin dhe arrën në dorë”, ka edhe “shkopin magjik”, të ikin Brdariç, të hapin rrugë, nëse skuadra nuk i përgjigjet”, vijon komentatori Dibra.

Preokupacioni i komentatorit Dibra për situatën në fjalë vijon edhe më tej, duke i bërë thirrje presidences për një analizë të thellë të kësa situate.

“Presidentin, stafin, lojtarët, nuk duhet t’i zërë gjumi, pasi duhet ta zbardhin këtë që ndodhi ndaj Valur në “Loro Boriçi”, me një analizë të thellë, sepse është një zhgënjim i jashtëzakonshëm, është e tmerrshme, rezultati dhe loja e Vllaznisë me Valur të Islandës duke u eleminuar nga Europa Conferencë League.

Presidenca duhet të bëjë një analizë të gjatë dhe të zbulojë, se “ku flë lepuri në këtë ndeshje” dhe të gjejë shkaktarët e vertetë. Janë ato djem që në fushën e lojës nuk shfaqen asgja nga vetja e tyre. Jam i bindur, se në mënyrë absolude nuk është kjo forca e Vllaznisë, kjo ndeshje duhet të harrohet sa më parë, vetëm kjo nuk ishte ndeshje, vetëm ky nuk ishte futboll. Sepse, nëse nuk i bëhet analizë thellë kësaj ndeshje dhe të merren masat e dudura, nuk kemi as titull kampion, nuk kemi Kupë, por do të kënaqemi vetem me pjesëmarrjen në Kupat e Europës.”, u shpreh ndër të tjera komentatori Dibra në emisionin sportiv të RTSH Shkodra: “Emocionet e pas ndeshjes”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img