Sunday, September 22, 2024

Angli-Shqipëri 3-3, miqësorja e tifozëve i paraprinë sfidës zyrtare Angli-Shqipëri

Lexo

Tifozët kuqezi kanë zbarkuar në Angli. Ato do të jenë të shumtë në tribunat e stadiumit të Uemblit ku do të luhet sfida e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, Angli-Shqipëri. Por, krahas mbështetjes maksimale që pritet t’i japin përfaqësueses kuqezi mbrëmjen e së premtes,  grupi i tifozëve Kuqezi kanë zhvilluar një takim miqëor me grupimin e tifozë anglez. Ndeshjen në fjalë, grupimi kuqezi e publikoi gjatë ditës së enjte, prmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhej:

“ Të dashur sportdashës,

Ashtu siç e kemi bërë traditë tashmë, ju njoftojmë që sonte, Tifozat Kuq e Zi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Tifozat e Anglisë.

JENI TE GJITHË TË MIRËPRITUR TË VINI E TË NA MBËSHTESNI!

Ceremonia para ndeshjes —> 19:15

Fillimi i ndeshjes —> 19:45

Hyrja falas!

Në ambjentet e stadiumit do të gjeni parking, pub dhe shërbime ushqimi.

ENGLANDFANS FC VS. TIFOZAT KUQ E ZI

Adresa:

Chesham United Football Club

The Meadoë

Amy Lane

Chesham

HP5 1NE

Ps: Sot dhe nesër shkojmë për 6 pikë.”

 

…Ndeshja miqësore në fjalë mes tifozërive të dy palëve, Angli-Shqipëri, është mbyllur në barazim 3 me 3. Ndeshje kjo që vetë grupimi i tifozëve kuq e zi e pasqyroi me fotot që shoqërojnë shkrimin.

Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë pjesëtarëve të armatës së gjërë të tifozëve kuq e zi që ptitet të mbërrijnë gjatë ditës së premte për të ndjekur sfidën zyrtare të orës 20.45, grupimi i tifozëve ka publikuar njoftimin me informacionet e bollshme të takimit të tyre.

Të dashur anëtar/e të Tifozave Kuq e Zi,

Ky do të jetë vendtakimi ynë në Londër përpara sfidës Angli – Shqipëri.

Takimi do të fillojë nga ora 13:00 dhe aty do të bëhet shpërndarja e biletave të rezervuara dhe shitja e produkteve tona (bluza, shalla etj.) deri në orën 17:00.

Më pas sëbashku do të marrim rrugën për në stadiumin Ëembley përmes Underground.

Adresa: Queens Arms Pub, 1 Kilburn High Rd, North Maida Vale, London NË6 5SE.

Ju lutëm respektoni orarin. Shihemi të premten!

P.S: E dimë që shumica kërkuan një pikë takimi në Ëembley, por për arsye sigurie nuk jemi lejuar të organizojmë grumbullim atje.

#shqipnidashnipakufij

Queens Arms London

020 7625 6880

https://goo.gl/maps/vqfmB4ZCJë3iggCz6

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img