Friday, November 22, 2024

Antonio Delaj, edhe për tre vite kuqeblu. KF Vllaznia i rinovon kontratën talentit shkodran, ndërkohë që në janar ka gati ofertën joshëse për shitjen e tij jashtë vendit

Lexo

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj”. Ky është njoftimi zyrtar që përcillet zyrtarisht në faqen e KF Vllaznia.

Një rinovim i kontratës edhe për tre vite të tjera me Delajn vjen në një momet shumë të mirë për 21 vjeçarin e talentuar të sulmit shkodran, i cili me aktivizimet tij gjatë javëve të fundit ku nuk nguroi të dhurojë spektakël ka entuziasmuar, jo vetëm stafin teknik dhe drejtuesit e klubit kuqeblu, por në të njëjtën kohë edhe të menaxherëve të futbollit, vendas dhe të huaj.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se pas ofertave joshëse të mbërrituara në KF Vllaznia, drejtuesit janë në negociata serioze, dhe thuajse e kanë të përfunduar marrëveshjen për transferimin në merkaton e janarit të Antonio Delajt në një kampionat të huaj, emrin e të cilit nuk preferojë ta bëjnë njohur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img