Apolonia prej ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi vazhdon stërvitje intensive, ku Artan Mërgjyshi dëshiron që lojtarët të fitojnë sa më shpejt formën e tij më të mirë.
Fierakët vazhdojnë me nga dy seanca stërvitore në ditë, ku lojtarët marin kështu ngarkesën e duhur fizike, në mënyrë që të jenë gati më 24 gusht, datë kur do të ngrej siparin Kategoria e Parë.
Gjatë kësaj faze përgatitore, drejtuesit kanë planifikuar edhe duele miqësore. Kështu ditën e nesërme fierakët do të sfidohen me Bylisin.
Sfidë kjo që do të luhet në “Adush Muçaj” duke nisur që nga ora 18:00. Kjo do ti japë mundësinë Mërgjyshit të shikojë më mirë gjendjen e futbollistëve. Por gjithashtu kjo përballje do ti qartësojë mendimet e trajnerit në lidhje me lojtarët që ka në provë.
Fatos LAMAJ