Friday, September 20, 2024

Prag, Partizani-Vllaznia. Trajneri i komanduar dhe dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, kërkon ta nisë me fitore kampionatin

Lexo

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të luhet sot në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në RTSH Sport. Tekniku, njëkohësisht drejtori sportiv i klubit të kuq, ka theksuar se dëshiron që të nisë me fitore kampionatin, ndërsa çështja e trajnerit të ri do të zgjidhet në ditët në vijim.

Është gati Partizani për përballjen me Vllazninë?

Përgjatë gjithë kësaj periudhe ekipi është stërvitur normalisht në kushte shumë të mira duke patur parasysh këtu edhe ndeshjet në kompeticionin evropian që ka zhvilluar. Mendoj që në këto momente Partizani është më shumë gati se çdo ekip tjetër për vetë faktin sepse ka luajtur më shumë ndeshje në evropë se çdo ekip tjetër në Shqipëri. Me Vllazninë është një ndeshje e vështirë, është një sfidë e bukur, gjithsesi është një ndeshje e cila në historikun e vet gjithmonë ka dhuruar përballje emocionuese. Besoj që në ndeshjen hapëse të kampionatit të kënaqim edhe tifozët tanë duke shpresuar që nesër të jenë të shumë në stadium për të na mbështetur.

Afrimet në merkato?

Po kemi bërë disa afrime, sikurse është e vërtetë që merkato nuk ka mbaruar akoma. Eshtë një merkato dinamike pasi ne ende nuk kemi vendosur se cilët nga elementët tanë do të largohet duke patur parasysh që ekipi ka qenë super i populluar edhe nga sezoni i kaluar. Fakti që ende nuk i kemi shitur xhevahirët tanë na ka kushtëzuar të ndërhyjmë në reparte të caktuara, ndoshta për ti përforcuar disi, ndoshta  për të rritur edhe pak pjesën e konkurencës apo edhe ndoshta edhe linjat e dyta. Për momentin jemi në varësi edhe të lojtarëve për të cilët do të vendosim të transferohen të luajnë në kampionate më të mira. Kemi akoma ditë në dispozicion për të vendosur nëse do të ndërhyjmë në reparte të tjera apo jo.

Të gjithë lojtarët që kemi afruar janë të gatshëm. Përsa i përket aktivizimit kjo është në varësi të modulit dhe asaj çfarë ne do të përgatisim për ndeshjen e nesërme. Të gjithë nga i pari te i fundit janë të vlefshëm dhe për ne, janë të gjithë njësoj.

Mund të na zbuloni një emër trajneri për stolin e Partizanit?

Ka shumë dyndje profilesh për të analizuar dhe për të parë. Sigurisht që Partizani është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri dhe për këtë arsye çdokush do ta kishte për nder dhe do të ishte një sfidë shumë e bukur për çdo trajner që do të merrte përsipër për të zhvilluar dhe për të çuar përpara projektin e Partizanit. Mendoj që në ditët në vazhdim do të kemi edhe një profil përsa i përket trajnerit dhe kjo mbetet për tu zgjidhur nga stafi dhe presidenca.

E keni studiuar Vllazninë?

Vllaznia është një ekipi që ka ndryshuar disi nga sezoni kaluar. Më shumë ndoshta ka ndryshuar mënyra e lojës duke patur parasysh se si luan edhe trajneri Bërdariç. Eshtë një ekip ku pak element kanë ndryshuar .Vllaznia ka qenë e fortë sezonin e kaluar , besoj që do të jetë pretendente edhe këtë sezon. Eshtë një ekip i vështirë për tu përballur dhe akoma më shumë për tu mundur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img