Monday, June 24, 2024

Arbër Hoxha: “Aktivizimi me kombëtaren një ëndërr e bërë realitet. Goli i dytë na i preu këmbët”

Lexo

Arbër Hoxha u hodh në fushë në minutën e 68-të në duelin ndaj Italisë, duke zënë vendin e Jasir Asanit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, foli pas këtij dueli, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Klan Kosovës”, u shpreh:

“Një ëndërr e bërë realitet. Edhe pse sot humbëm, e filluam ndeshjen mirë. Shënuam gol, por pësuam 2 gola shumë shpejt. Provuam të ktheheshim në pjesën e dytë me disa raste, por nuk shënuam dhe humbëm. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës me Kroacinë dhe shpresoj te një rezultat pozitiv.  

Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në ndeshje. Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët anë e mbanë që ishin prezentë në stadium.  

Çdo minutë që do ta kem për Kombëtaren, do të japim makisimin, sepse është një ndjenjë e jashtëzakonshme.  

 

Mendoj që e pësuam golin shumë shpejt, pastaj provuam me disa kundërsulme, ndërkohë që pësuam edhe golin e dytë që na i preu këmbët. Manaj pati rast shumë të mirë, por Donaruma e hoqi golin. Na mbetet të punojmë për ndeshjen me Kroacinë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Arbër Hoxha.  

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img