Thursday, November 28, 2024

Arbitrat e kategorisë së parë-teste fizike dhe seminar teorik nga FSHF në prag sezonin e ri futbollistik

Lexo

Sezoni i ri i kampionatit Kategoria e Parë 2024-2025 do të ngrejë siparin të shtunën, ku do të luhen të gjitha takimet e javës së parë. Në prag të fillimit të edicioni të ri, Departamenti i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit përmbylli me sukses seminarin teorik dhe testet fizike për arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë.

Pasditen e së mërkurës, arbitrat dhe asistentët iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me rezultatet që ishin shumë të mira dhe të gjithë shfaqën gjendje optimale para nisjes të edicionin të ri futbollistik.

Të enjten, arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë vijuan me seminarin, ku fillimisht iu nënshtruan video – testit teorik. Më pas gjatë seminarit u diskutuan aspekte të ndryshme të arbitrimit, rregullorja e lojës si edhe prekjet me dorë. Disa nga çështjet kryesore ishin edhe komunikimi Var – arbitër dhe kapiten – arbitër.

Gjatë seminarit arbitrat dhe asistentët patën mundësi të shkëmbenin vazhdimisht mendime për temat që u diskutuan, si edhe për problematikat e hasura gjatë sezonit të fundit.

Të gjashtë ndeshjet e javës së parë; Vora-Apolonia, Kukësi-Erzeni, Flamurtari-Burreli, Valbona-Besa, Korabi-Lushnja dhe Pogradeci-Kastrioti do të luhen të shtunën në të njëjtën orë, 17:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img