Saturday, September 28, 2024

Asllani: “Më vjen keq për tifozët. Italia shumë e fortë”

Lexo

Nuk arritën të vinin në jetë një mrekulli, por Shqipëria dhuroi një paraqitje pozitive përballë Italisë, për fat të keq dolën duar bosh nga kjo sfidë e parë në “Euro2024”. Kristjan Asllani ndjen keqardhje për këtë fakt, mbi të gjitha për tifozët kuqezi që ishin të pranishëm në Iduna Park:

“Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam, e gjetëm golin në fillim me Bjaramin por më pas u ulëm shuëm mbrapa dhe ne kemi vrapuar shumë por ishim një skuadër që luajtëm deri në fundi, erdhi dhe rasti i Rei por Donaruma e priti. Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij. Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin, po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të vazhdojmë kështu për ndeshjet e tjera.

Mund të them që më vjen shumë keq për tifozët që sju dhamë një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është, i falenderojmë me zemër dhe shpresojmë të bëjmë naj gjë më tepër këto dy ndeshje”, deklaroi Asllani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img