Atletikë-Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, kampionë për të rinj. FSHA vlerëson aktivitetin. “Loro Boriçi” i duhuri për gara kombëtare dhe ndërkombëtare

Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, janë dy ekipet kampionë në atletikë për të rinjë në sezonin 2021-2022. Të dy ekipet në fjalë që drejtohen nga kryetrajnerët, Albert Marashi i Vllaznisë dhe Juxhin Çili i Skënderbeut përsërisin suksesin e një viti më parë kur u shpallën kampionë. Madje, për ekipin kuqeblu të Vllaznisë, ky është titulli i 14-të radhazi, po aq sa ka fituar edhe me ekipin e të rriturve duke treguar supremacinë ndaj të gjitha ekipeve të tjera.

Duke folur për trofeun e fundit, kryetrajneri Albert Marashi, suksesin në fjalë dëshiron ta ndajë edhe me kolegët e tjerë trajnerë të Vllaznisë, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, dhe Jetmir Jahaj.

“Ekipi atletikes Vllaznia shpallet Kampion Kombëtarë për të Rinj me 116 pikë! Suksesi i 14-te radhazi! Urime për të gjithë sportistët që kurorëzuan punën e tyre me rezultatet e arritura! Përgëzime për të gjithë trajnerët, koleget e mi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj.

Një falenderim shkon edhe për Bashkinë Shkodër, Drejtorinë e Kulturës dhe Sporteve, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë ekipit të atletikes Vllaznia.

Gjithashtu, një falenderim edhe për Federaten Shqiptare të Atletikës për mbështetjen e vazhdueshme!”, shprehet shumë iu emocionuar pas suksesit të arritur, professor Marashi.

Atletët kampionë të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar për të Rinj

200m-Leandro Çardaku 22”77

110 m/pengesa-Genald Selhanej 16”53

Kërcim së gjati-Glenis Haxhiaj 6.78m

Kërcim 3-hapësh-Kolindo Kiri,14.30m

4x100m-Leandro Çardaku, 44”53 

Kolindo Kiri, Glenis Haxhiaj, Genald Selhanej. Përgëzime edhe për atletët që ndihmuan në shpalljen Kampion të ekipit: Erdi Duka, Rigers Haxhiaj, Serdar Cungu, Nikolas Ndoja, Aiden Mjeda, Elizeo Spathari, Mario Cepi, Sidrit Kopliku, Renis Jasini, Ali Limani, Ejad Bajrami.

Kampionati Kombëtar i atletikes për të rinj i zhvilluar të martën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është i dyti radhazi që zhvillohet në harkun kohor të dy muajve, pas kupës së Shqipërisë për të rritur, duke dëshmuar vlerësimin që drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës kanë për këtë impiant sportiv, në të cilin pritet të organizojnë edhe aktivitete të tjera të rangut kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për vlerat e Vllaznisë kampione, traditën e këtij qyteti në atletikë, si dhe

cilësinë dhe kushtet bashkëkohore që afron stadiumi “Loro Boriçi”, sekretari dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi dhe presidenti, Gjergj Ruli, dhanë mbështetjen e duhur që në periudhën në vazhdim në këtë impiant sportive të planifikohen të tjera aktivitete me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu