Aurel Locaj e mbyll me Vllazninë. Përgatitësi atletik, falenderues për bashkëpunimin me klubin kuqeblu: “Faleminderit të gjithëve! T’u prift e mbara Vllazni e ishalla kampion sa më shpejt se e meriton!”

Në valën e merkatos së Vllaznisë, atëherë kur klubi po punon për përforcimin e e skuadrës me element cilssor, siç ishte edhe ai i mesditës së sotme, me firmosjen e Arsid Krujës që rikthehet në shtëpi pas dy viteve kontribut tek durrsakët e Teutës, pasditja e sotme regjistroi një largim disi të papritur nga kampi kuqeblu.

Bëhet fjalë për përgatitësin atletik, Aurel Locaj, i cili prej dy sezonesh ishte pjesë e stafit të kluqebluve. Një largim që nuk dihen saktësisht motivet dhe arsyeja që e shtyn Locajn të merrrte këtë vendim, sepse, në fakt nuk është se qarkullonte si lëvizve e pritshme tek kuqeblutë. Megjithëatë, ajo që dihet ka të bëjë me atë, vendimin për t’u larguar nga Shkodra, lezhjani e ka bërë vetë publik në rrjetet sociale. Një vendim që shoqërohet edhe me falenderime, vlerësime, konsiderata, dhe urime për KF Vllaznia.

Postimi i Aurel Locajt

 “Faleminderit Familja kuqeblu! Pas 2 vitesh rrugët tona ndahen këtu. Krenar që isha pjese e ekipit, krenar për çdo sfidë që kaluam, krenar për stafet që kalova në 2 vjet, krenar për tifozat kuq e blu… Shumë krenar për çdo lojtarë që pata nderin të stërvis. Faleminderit të gjithëve! T’u prift e mbara Vllazni e ishalla kampion sa më shpejt se e meriton!”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu