Sunday, September 22, 2024

Bajrami: “Dhamë maksimumin në fushën e lojës, tani të mendojmë për Kroacinë”

Lexo

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, teksa i mjaftua vetëm 13 sekonda për të tundur rrjetën, në duelin që u përmbys nga të kaltrit me rezultatin 2-1.

Në pëfundim të ndeshjes, ai tha: “E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë.

Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img