Bekim Balaj, ishte heroi i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Teutës, ku shënoi dy golat e sfidës. Pas ndeshjes, për MCN TV, sulmuesi deklaroi:
“Më vjen mirë për fitoren, për këtë ndeshjen e sotme, që erdhi pas një paraqitje zhgënjyese ndaj Laçit. Të gjithë ata që u futën në fushë shprehën dëshirë dhe grintë duke marrë një fitore të merituar.
Ne jemi lojtarë, nga jashtë shikohet në mënyrë tjetër. Ka ndeshje dhe momente që irritohemi, siç ishte ndeshja në Laç. Duhet kontrolluar ajo pjesë. Si lojtari më me eksperiencë, përpiqem të ris dëshirën dhe grintë. Çdo gjë është nën kontroll. S’ka asnjë gjë për t’u shqetësuar.
Kombëtarja nuk është gjë primare për mua, jam kthyer në Shkodër për të dhënë më të mirën te Vllaznia. Kombëtarja po kalon një moment të shkëlqyer ka lojtarë shumë të mirë. Tani jam i fokusuar te Vllaznia.
Unë pa skuadrën nuk mund të bëj asgjë, do të jem gjithmonë në shërbim të skuadrës, primarja është rezultati dhe fitorja e ekipit. Me gola, mund ta ndihmoj ekipin të fitojë. Sulmuesi po nuk u shërbye e ka të vështirë të dalë te gola. Lëvizjet e shpeshta që kam pasur vitet e fundit, nuk më kanë ndihmuar që të përshtatem me ekipin dhe të zhvillojë një fazë të plotë me ekipin. Tani ndihem mirë.
Trajnerit nuk i ka munguar komoditeti dhe besimi, marrëdhëniet janë të shkëlqyera, çdo gjë funksionon më së miri, nuk e kuptoj pse ka vend për dyshim. Humbja në Laç na ka bërë që të reflektojmë. Në Shkodër mund të humbësh një ndeshje, por duhet të luash, kritikat kanë qenë të mëdha nga të gjithë. Harmonia në skuadër është e shkëlqyer, duhet të ecim përpara.
Penalltia është punuar që unë të marr kohën time, topin e merr një lojtar tjetër, që vëmendja të mos jetë te mua.
Në fund me qenë se portieri doli me të kuq, në Shkodër po thërrisnin të gjithë gjuaje në portë, edhe pse ishte shumë larg, tentova ta fusja në kuadrat, por ishte shumë larg.
Vllazninë para nuk e merr as Egnatia, as ekip tjetër. S’kanë qenë paraqitjet e nivelit tonë përballë Egnatias. Është momenti ta shikojmë kush merr para kë.”