Ballkani siguroi fitimin e titullit kampion, për të tretin vit radhazi në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, triumfoi në përballjen direkte ndaj Llapit, me rezultatin 1-0 dhe siguroi matematikisht vendin e parë.
Me një javë kampionat të mbetur, Ballkani mban vendin e parë me 75 pikë, 7 pikë më shumë se Llapi i vendit të dytë dhe merr titullin kampion, që është i tretin në histori të klubit.
Në ndeshjet e tjera, Gjilani fitoi derbin ndaj Dritës, me rezultatin 2-1, ndërsa Prishtina shkatërroi me shifrat 5-0 Fushë Kosovën.
Fitore regjistroi edhe Malisheva, ndaj Lirisë me rezultatin 7-4, ndërsa Feronikeli muni 3-2 Dukagjinin.