Wednesday, October 23, 2024

Barazim 0-0, në 45 minutat e para të sfidës së kryeqytetit, Tirana-Vllaznia. Kuqeblutë më dominues në fushën e lojës

Lexo

Në barazim, 0 me 0 është mbyllër pjesa e parë ndeshjes Tirana-Vllaznia që po luhet në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit. Sfida që ka startuar në orën 16.00 për llogati të javës së 30-të për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar ka nisur më mirë për Vllazninë, e cila për gjatë 45 minutave të pjesës së parë ka qënë plotëssht dominuese në fushën e lojës.

Një pjesë e parë e cila në të shumtën e kohës topi qarkullonte në gjysëmfushën e bardhebluve. Madje duke regjistruar edhe raste të rrezikhme goli në portën e Bekajt. Ndërkohë, që vendasit janë shfaqur të pafuqishëm për të sulmuar portën e Vllaznisë, madje edhe atëherë kur sulmuesit mbërrinin në zonën kuqeblu ishin krejtëssht të parrekshëm për portjerin Zogoviç, i cili më shumë qëndroi si spektator në këtë pjesë loje.

Për t’u theksuar është një moment dëmtimi kur në minutën e 26-të sulmuesi kuqeblu, Viktor Da Silva dhe mbrojtësi bardheblu Kristi Vangjeli, përplasen me njëri tjetrin, ku dëmtimi rezultoi më i rëndë për brazilianin e Vllaznisë, i cili minutat në vazhdim i luajti i fashuar në kokë. Gjatë pjesës së parë, skuadrat aktivcizuan në fushën e lojës këto futbollistë:

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Kale, Seferi. Trajner: O.Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th.Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img