Sunday, November 24, 2024

Barazim, 0-0, në transfertën korçare, Vllaznia mori një pikë, apo humbi dy pikë?!

Lexo

Skënderbeu-Vllaznia 0:0

E shtunë, 2 tetor 2021, ora 16.45, stadium “Skënderbeu” i Korçës

SKËNDERBEU: Rexhepi, Bajrami, Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Vangjeli, Mara, Zhan Viktor, E.Berisha, Mensah, Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Kruja, Aralica, Trajner: Tomas Brdariç

Gjyqtar kryesor: Enea Jorgji, Asistent: Endrit Vesli, Uran Korra

Gjyqtar i katërt: Klodjan Prenga / VAR: Juxhin Xhaja AVAR: Ani Kociaj

Skënderbeu dhe Vllaznia e kanë mbyllur na barazim 0 me 0 ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës. Një barazim, i cili përpara ndeshjes nuk preferohej nga asnjëra skuadër, pasi siç e kanë deklaruar edhe në prononcimet e tyre të prag ndeshjes, kërkonin me patjetër fitoren tre pikëshe.

Pjesa e parë

45 minutat e para ishin shumë të dyluftuara nga të dyja skuadrat, por përgjithësisht duhet thënë se vendasit ishin më këmbëngulës për të kërkuar rrugën e rrjetës. Dhe, nëse nuk u arrit, meritë për këtë ka edhe portjeri Zogoviç, që me një formë të mirë sportive pengoi rastet korçare për të shkuar në rrjetën e tij.

Adili, karton i kuq në tunel!

Mbyllja e pjesës së parë, teksa skuadrat po i drejtoheshin tunelit për të pushuar në pushimin mes dy pjesëve, në dalje e sipër dallohet një fërkim në mes kapitenit korçar Zguro dhe mbrojtësit kuqeblu, Adili. Në sqarim e sipër, mes tyre përfshihet edhe trajneri i Skënderbeut, Memelli, si dhe futbollistë të tjerë të dy ekipeve. Mes polemikave dy palëshe, grumbulli i futbollistëve i shoqëruar nga forcat e sigurisë përshkon tunelin për të mbërritur në dhomat e zhveshjes. Pak para se të startonte pjesa e dytë, ndodh ajo që pak kush e priste. Gjyqtari kryesor Enea Jorgji, me kartonin e verdhë i drejtohet Adilit, Zguros, dhe më pas edhe trajnerit Memëlli. Pastaj rikthehet sërishmi tek Adili që duke qënë se është i dyti i verdhë për të, vjen kartoni i kuq duke e detyruar të largohet nga fusha e lojës.

Pjesa e dytë

Dajla me të kuqe e Adilit kërkohet të shfrytëzohet nga skuadra vendase, dhe për këtë ka në dispozicion plot 45 minuta, plus edhe ato shtesë. Por, kjo nuk mjaftoi fare për skuadrën e Memellit, pasi në të kundërt, Vllaznia, edhe pse me një futbollist më pak, luan më mirë se kundërshtari. E fillon që në start të pjesës së dytë me një gjuajtje potente të Latifit që shkon ngjitur me pingulen e majtë të Rexhepit, dhe vijon edhe përgjatë të gjithë kësaj pjese të tregoi më tepër epërsi duke iu afruar jo pak rrugës së rrjetës. Freskimet në formacion në të dy kampet respektive për të shfrytëzuar mundësinë e shënimit të golit të avantazhit nuk japin asgjë konkrete. Përfundimisht, vërshëlima e mbylljes së të gjithë takimit nga arbitri ndërkombëtar, Enea Jorgji, fikson shifrat 0 me 0.

Mbyllja

Vërshëllimë kjo që i gjen skuadrat të pakënaqura për mos arritjen e fitores, gjë që dallohet qartë nga gjestikulacionet e vetë futbollistëve si dhe stafeve teknike përkatëse. Në këto kushte, ajo që ia vlen të pyesësh është, Vllaznia, mori një pikë, apo humbi dy pikë?!? Përgjigje, që në një farë mase, nisur edhe nga opinioni i specialistëve dhe analistëve të futbollit, ka këtë përgjigje:”Nëse do luante deri në fund me 11-të futbollistë, mund të thuhej se Vllaznia humbi dy pikë, ndërkohë, në kushtet e daljes me të kuqe të Adilit që në start të pjesës së dytë, barazimi nuk ishte i keq.”

Megjithatë, pyetja e shtruar që në titull të shkrimit ka vend për diskutime për një analizë edhe më të gjërë, gjë që patjetër do të pasurohet edhe nga vetë komentet e ndjekësve të portalit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img