Thursday, November 14, 2024

Barazim 0 me 0 në duelin, Laçi-Tirana. Bardheblutë nuk përfitojnë nga e kuqja e kurbinasve në fund të takimit

Lexo

Është mbyllur në barazim, pa gola, ndeshja në mes Laçit dhe Tiranës. Prag sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Laçit është shoqëruar me një shi të rrëmbyeshëm çka vuri në pikpyetje luajtjen e kësaj ndeshje.

Takimi ka nisur me 6 minuta me vonesë pasi kryesori, Olsid Ferataj verifikoi kushtet e terrenit pas reshjeve të dendura të shiut dhe më pas në konsultim me kolegët e tij vendosi zhvillimin e ndeshjes.
Sa i përket takimit, të dy skuadrat nuk arritën të shënonin asnjë gol duke ndarë nga një pikë. Tirana, e drejtuar nga Shkëmbi kthehet në kryeqytet me një pikë, e cila mund të mos mjaftojë për atë çfarë shfaqi ekipi në fushë.
Bardheblutë i shkuan disa herë pranë golit, por portieri kurbinas u tregua në lartësinë e duhur duke u mohuar golin Bajroviçit, Abelit dhe Jonuzit.

Për t’u theksuar është se në fund të takimit, skuadra kurbinase e drejtuar nga shkodrani Armando Cungu, mbeti në fushë me 10 futbollistë, për shkak se Melo u ndëshkua me karton të kuq, gjë që nuk arriti ta shfrytëzojë skuadra bardheblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img