Teuta-Elbasani 0-0
Pas klasikes, Tirana-Vllaznia e mbyllur në barazim pa gola, me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe sfida tjetër e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës vendase dhe Elbasanit mysafir, ndeshje këto të luajtura pasditen e së martës, të cilat kanë mbyllur javën e 29-të të Superiores.
Kronika e ndeshjes nis me Elbasanin i gjithi ne sulm ku në 12 minutat e para krijon 4 mundësi të arta shënimi me anë të Qoses dy herë e Lajthia e Tsague më pas por pa ja dal të finalizojnë aksionet e tyre. Përgjigja e Teutës erdhi me anë të një goditje dënimi e ekzekutuar mjeshtërisht nga Karabeci por Abalora e ndal gjuajtjen e tij.
Teuta pas këtij momenti mer zemër dhe E.Vila dhe Arifi shënjestrojnë portën e Abaloras por goli nuk vjen. Miqtë nga Elbasani mundohen të gjejnë hapësira dhe në minutat e mbetura të pjesës së parë rrezikojnë me anë të futbollistëve Toma,Arifi e Kapllani por portieri Abalora u tregua i vëmendshëm në zotërimin e topave të ardhur në zonën e Elbasanit.
Dhe Elbasani krijon disa raste me anë të Tsague dhe Lajthia por pjesa e parë mbyllet pa gola. E dyta nis me po të njëjtin ritëm ku të dyja skuadrat si Teuta me anë të Kapllanit,Jazxhit dhe Kotobellit por dhe Elbasani me anë Tsague,Lajthia,Lila,Gomes dhe Musta nuk arrijnë ti ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes.
Momenti më kulminant i ndeshjes do të vinte në minutën e tretë shtesë ku Maçolli i Teutës në dyluftim me mbrojtësin Olberkis të Elbasanit,pretendon për mbajtje nga fanella të mbrojtësit por Eldorjan Hamiti në fushë dhe Florjan Lata në Var sinjalizojnë se gjithçka ka qenë e rregullt. Në një ndeshje të çmendur nga të dyja skuadrat gjithçka mbyllet me shifrat 0-0.
Fatos LAMAJ