Me rezultat të barabartë janë mbyllur dy ndeshjet e ditës së sotme, të cilat ishin edhe të fundit për javën e 16-të të Abissnet Superiore.
Ndryshe, nga ai i fiksuar në sfidën e “Arena e Demave”,, ku Partizani-Egnatia e mbyllën me nga një gol në secilen portë, kjo e luajtur në Korçe, në mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll me rrjeta të paprekura.
Për korçarët, në këtë ndeshje kishte debutimin e tij të parë në pankinë trajneri i ri Ernest Gjoka që zëvendësonte serbin Ivan Gvozdenoviç, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga stoli i Skënderbeut.
E veçanta e këtij ballafaqimi ka të bëjë me me momentin e golit të shënuar nga Tirana në fund të pjesës së parë, por që VAR e anulloi gjithçka për të pozicion jashtë loje.