Apolonia-Kastrioti 2-2(Musa 15’, Trifoni 41’/Kuka 12’,Ajazi 20’)
Apolonia:Bushi,Topi,Ndubuisi,Repaj,Hebeja,Musa,Kofi,Rajab,Asllanaj,Trifoni,Antoni Trajner:Artan Mërgjyshi (U aktivizuan:Kananaj,Çulli,Çidozie)
Kastrioti:Puja,Zuna,Doseh,Krasniqi,Musaj,Anjos,Kuka,Ymeri,Hoxha,Ajazi,Moses Trajner:Dorjan Bubeqi (U aktivizuan:Ndreu,Berisha,Arapi,Kapllani)
Gjyqtarë:Klodian Shahini,Heraj Lisaku(Durrës),Ilir Cani,Albano Stolaj(Tiranë) Delegat:Bujar Pregja(Tiranë) Vëzhgues:Sokol Avdo(Tiranë)
Kartonë të verdhë:Ndubuisi 38,Antoni 45,Asllanaj 77,Çidozie 90/Ndreu 55,Zuna 62,Ymeri 74,Kuka 90
Spektakël gola raste dhe lojë plotë ritëm, kështu mund të përkufizohet ndeshja e luajtur ditën e djeshme në stadiumin “Loni Papuçiu” mes Apolonisë dhe Kastriotit, ku sapo u nis topi nga qendra është Antoni i cili gjendet i vetëm në hyrje të zonës së rreptësisë,sulmuesi i Apolonisë gjuan tokazi me topin që përfundon jashtë.
Apolonia kërkon të shtyj sa më shumë por dhe Kastrioti nuk ngelet pas. Goli vinte rrotull dhe në momentin më të mirë të Apolonisë skuadra e Kastriotit e ndëshkon. Një goditje dënimi ballore në distancë 28 metra ekzekutohet shkurt nga Ymeri i cili jep top për Kukën me këtë të fundit që pa u menduar dy herë lëshon një silurë të pa kapshme për portierin e Apolonisë Bushi.
0-1 për Kastriotin por Apolonia reagon menjëherë dhe është Antoni i cili gjen të lirë mbrojtësin Hebeja me këtë të fundit që jep një asist për Musa,ky i fundit pasi bënë një rrotullim godet fort duke barazuar shifrat në 1-1.
Ritmi i lojës nuk bie në asnjë moment dhe shpesh herë sulmuesit e të dyja skuadrave kërkojnë të rrezikojnë portën. Një sulm i shpejt i Kastriotit do të gjente të pa përgatitur mbrojtjen vendase dhe portierin e tyre,dhe sulmuesi Ajazi do të dyfishonte shifrat për Kastriotin.
Pas golit të dytë të miqve nga Kruja kanë pesë raste të tjera për gol ku tre i takojnë Kastriotit dhe dy Apolonisë,por që shifrat nuk do të ndryshonin. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë,është mbrojtësi Topi që mer një inkursjon nga e majta hedh një top në shtyllën e dytë atje ku është Hebeja që e kthen sërish sferën në hyrje të zonës dhe aty i gjendur Trifoni gjuan pa u menduar dy herë dhe e çon topin në trekëndëshin e majtë të portierit Puja.
2-2 në një pjesë të parë të çmendur, katër gola, dy kartonë të verdhë dhe pesë raste duke krijuar iluzion se pjesa e dytë e ndeshjes do të ishte me ritëm tjetër,por nuk rezultoi kështu. Pjesa e dytë e ndeshjes u shoqërua me tension të lartë si në fushën e lojës por edhe në pankina aty ku Dorjan Bubeqi u irritua shpesh herë me vendimet e Klodian Shahinit. Pjesa e dytë më tepër ishte studim i lojës nga të dy ekipet pasi përveç nervozizmit të tepruar dhe disa tentativave në zonat respektive, asgjë nuk ndryshoj deri në fund.
Kështu Apolonia dhe Kastrioti ndajnë pikët ndërsa për tu theksuar mbetet fakti se të pranishëm në “Loni Papuçiu” kan qenë edhe dy emra të njohur të trajningut si: Nikolin Çoçlli dhe Gugash Magani. Pothuajse e boshatisur tribuna përballë,ndërsa tribuna qëndrore kishte një prani tifozësh të të dy ekipeve.
Fatos LAMAJ