Barazim në Ballsh, Bylis dhe Laçi ndajnë nga një pikë

Nuk ka fitues në Ballsh, në ndeshjen ndërmjet Bylisit dhe Laçit, me sfidën e Superiores që përfundoi pa gola.

Ndeshja nisi me intensitet, që në minutën e 3-të, Hamiti me ndihmën e sistemit VAR, i tha “jo” një penalltie të kërkuar nga kurbinasit. Më pas, vendasit tregojnë dëshirë të madhe dhe në minutën e 25-të, Ruçi tentoi me një të majtë në brëndësi të zonës, por pa mundur dot të shënojë.

Në minutën e 71-të, laçjanët nuk shfrytëzojnë si duhet një zbritje të shpejtë, me Traore që gabon para portierit.

Me këtë barazim, Laçi mbetet në vendin e 6-të me 33 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, ballshiotët me 32 pikë ngjiten në vendin e 7-të, duke rikthyer Tiranën në “zonën e ftohtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu