Sunday, September 22, 2024

Barazim në Elbasani-Egnatia, përfiton Vllaznia, e cila merr e vetme kreun e klasifikimit

Lexo

Në barazim 0 me 0 është mbyllu sfida e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” në mes ekipit vendas dhe atij mysafir të Egnatias. Një barazim që i kushton rrogozhinasve, të cilët lëshojnë kreun duke i dhënë mundësi Vllaznisë të jetë ajo kryesuesja e vetme e tabelës së klasifikimit. Pas Egnatias së vendit të dytë në kuotën e 11 pikëve, Elbasani mban vendin e tretë me 9 pikë.

Duke qëndruar tek sfida e Elbasani-Egnatia, duhet thënë se ishte një ndeshje e luftuar, me dyluftime të forta në mesfushë, me një barazpeshë në krijimin e mundësive për shënim në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, verdheblutë treguan diçka më shumë në lojën e tyre, por u përballën me një Egnatia të kujdesshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img