Në barazim është mbyllur ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit, takim i vlefshëm për javën e 30-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Një barazim pa gola, 0 me 0, që në pamje të parë duke pozitiv për Partizanin që luante në transfertë, dhe aq më tepër që vinte në Shkodër me vendin e katërt në renditje, një pikë më shumë sesa Vllaznia e vendit të pestë.
Por, me sa u pa edhe në prononcimet e pasndeshjes nga drejtuesit e kampit të kuq, ato janë janë të pakënaqur nga barazimi i sotëm në “Loro Boriçi”. Pakënaqësi, që sipas tyre, dhe që në fakt edhe në fushën e lojës, që me epërsinë që shfaqi Partizani në këtë ndeshje, meritonte më shumë, fitoren tre pikëshe.
Një tjetër pakënaqësi që Partizani kishte me barazimin e arritur në Shkodër, ka të bëjë me synimet që ato kanë për të kapur Kukësin e vendit të tretë, për të cilin shpresojnë për një hap të gabuar në përballjen e sotme me Laçin.
Ndërkohë, për Vllazninë, padyshim që barazimi i sotëm përballë Partizanit, konsiderohet si një humbje, pasi me një fitore tre pikëshe, parakalonte Partizanin, që duke marrë përballë edhe luajtjen ën finale e Kupës së Shqipërisë, llogaritë për pjesëmarrjen në Europë, shtohem më shumë edhe nga kampionati.
Referuar, asaj që skuadrat dhanë në fushën e lojës, duhet thënë se përgjithësisht u pa një lojë mesatare, pa shpërthimet e zakonshme që të dy skuadrat kanë karakeristike. Megjithatë, miqtë nga Partizani ishin më lart në pjesën e parë. Kjo, për faktin së shënuan një supergol me anë të Skukës në minutën e tetë, por që pas verifikimit në VAR u anolua për pozicion jashtë loje. Një tjetër moment i mirë të kuqve ishte edhe minuta e 43-të, kur pas gjuajtjes diagolale të Rrapajt që kthehet në fushë nga portjeri Zogoviç, miqtë goditën përsëri në drejtim të portës kuqeblu, por ishte mbrojtësi Hakaj që e bllokoi topin në vijën fatale të Vllaznisë.
E njëjta pajme edhe në pjesën e dytë. Edhe pse Vllaznia bën përpjkejet e saj për të rritur ritmin e saj, janë miqtë që marrin frenat e lojës duke e vënë në vështirësi skuadrën shkodrane. Gjithësesi, vërshëllima përfudimtare e arbitrit Xhaja, mbyllë ndeshjen në barazim 0-0. Kësisoj, me këtë barazim, Partizani me 43 pikë mbetet sërishmi në vendin e katërt duke lënë Vllazninë në vendin e pestë me 42 pikë.