Teuta-Flamurtari 1-1(Shënues: Ergis Arifi 55’(Aut.)/ Klejdi Daci 76’)
Teuta dhe Flamurtari barazuan 1-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Superiores, në stadiumin “Niko Dovana”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me raste të kufizuara nga të dyja skuadrat. Në minutën e 54-t, Flamurtari kaloi në avantazh pas një goditjeje dënimi, kur topi u devijua në rrjetë nga Arifi në portën e tij.
Teuta reagoi me ndryshime në formacion dhe shtoi presionin në sulm. Barazimi erdhi në minutën e 75-të, kur Klejdi Daci realizoi pas një harkimi nga krahu i djathtë.
Në minutat e mbetura pati tentativa nga të dyja ekipet, por rezultati nuk ndryshoi. Pas këtij barazimi, Teuta mban vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të renditjes me 21 pikë.


