Partizani dhe Egnatia ndanë pikët në përballjen e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave” u mbyll pa gola, 0-0, duke mos ofruar shumë emocione për tifozët e pranishëm.
Të dy skuadrat u përpoqën të kontrollonin lojën, por rastet për shënim ishin të pakta. Episodi më i spikatur i takimit erdhi në minutat e fundit, kur Gudjufi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Partizanin me një lojtar më pak.
Pas këtij rezultati, të kuqtë arrijnë kuotën e 8 pikëve dhe mbeten në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Egnatia me 15 pikë ngjitet në vendin e dytë, duke mbajtur presionin mbi kryesuesit e kampionatit.



