Bylis-Teuta 2-2 (Shënues: Santos 20′, 71′/L. Vila 36′, 58′)
Bylis dhe Teuta, konsiderohej një nga çiftet më të dyluftuara të javës së 29-të, skuadra të cilat, për vetë pozitën që ato në tabelë, u duhej patjetër fitorja. Sfida në fjalë prodhoi katër gola, por pa arritur të kënaqë asnjërën skuadër.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore” u mbyll në barazim 2-2
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20’ nga Santos dhe në të 36’ Lorenco Vila riktheu baraspeshën me një gol me kokë. Pjesa e parë mbyllet në barazim. Në pjesën e dytë ishte sërish L.Vila i cili shënoi duke kaluar përmbysur shifrat. Por në të 71’ Santos iu kundërpërgjigj më një supergol me roveshatë. Me këtë barazim Bylis renditet në vendin e 9-të me 30 pikë ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 35 pikë.