Teuta-Laçi 1-1(Shënues: Jazxhi 75’/Mjaki 30’)
Sfida në mes Teutës dhe Laçit, e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në kuadër të javës së16-të të Abissnet Superiore është mbyllur në barazim, 1 me 1.
Një pjesë e parë më e mirë për kurbinasit, të cilët dalin fitues me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Mjaki në minutën e 30-të.
Pas pëesimit të golit, trajneri i bregdetarëve Edi Martini “shkund” të tijët, të cilët këmbëngulin në kërkim të golit të barazimit, por pa mundur ta bëjnë një gjë të tillë në pjesën e parë.
Në 45 minutëshin e dytë, Teuta zbret në fushën e lojës me një skemë tjetër duke i dhënë prioritet lojës sulmuese, prej së cilës shpërblehet me golin e shënuar në minutën e 75-të nga shtatlarti Jazxhi, pas një një krosi të dhënë nga e djathta e sulmit vendas që finalizohet me zhytjen e Jazxhi me kokë.
Minutat në vazhdim vazhdojnë të shoqërohen me këmbënguljen durrsake në kërkim të golit të avantazhit, por ndërkohë, edhe miqtë nga Kurbini shfaqen të rrezikshëm duke kërcënuar portën durrsake.
Përfundimisht, barazim 1 me 1, që në një farë mënyre, për aq sa dhanë skuadrat në fushën e lojës, mund të konsiderohet i drejtë.
Fatos LAMAJ