Monday, September 23, 2024

Barazimi me Egnatian, Josa: “Duhet të ishim më këmbëngulës sot. Nuk e kam menduar titullin”

Lexo

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, pas ndeshjes me Egnatia, që u mbyll me barazimin 1-1, trajneri i Laçit, Mirel Josa u shpreh se skuadrës së tij sot i mungoi saktësia në finalizim.

Tekniku i kurbinasve theksoi se ekipi I tij bëri një lojë të bukur, por të gjithën e humbi në 30 metrat e fundit, gjë për të cilën theksoi se duhet punuar shumë.

Më tek Josa shtoi edhe se diferenca me Tiranën është e madhe, por u shpreh se titulli nuk ka qenë kurrë objektivi I tij kryesor.

Çfarë i mungoi Laçit?: Nuk kishim diferenca të mëdha mes pjesës së parë dhe të dytë, e mbajtëm kundërshtarin gjithë kohës në presion. Duhet të ishim pak më të qartë në 30 minutat e fundit, në pasimet dhe në momentet kur duhet të godisnim portën. Megjithatë rastet nuk na munguan, pasi këto janë ndeshje që mund të goditesh nga kundërshtari nëse nuk jemi të qetë. Duhet të ishim më të qetë pas hyrjes në lojë të Zulfiut edhe Guindo duhet të ishte pak më cilësor qoftë në pasim ashtu edhe në goditjen e portës.”

Finalizimi: “Ne dolëm në pozicionin e goditjes, por duhet të ishim më të vendosur në goditjen në portë, pasi e pamë si me Zulfiun që bëri disa goditje, shtyllën në pjesën e dytë. Në këto momente duhet të ishim më të vendosur dhe të kalimit të epërsisë numerike në këto vende. Duhet të japin një iniciative më tepër për sa i përket shënimit të golit. Nuk mund të bëjë krahasime me ndeshjen me Tiranën, pasi ishin në karaktere të ndryshme, nuk dua t’i hidhem sërish asaj ndeshje, pasi duhet të qetësojmë skuadrën, por duhet të ishim më këmbëngulës sot.”

Diferenca me Tiranën dhe titulli: “Unë nuk kam menduar për titull, normale që humbja me Tiranën na largoi nga titulli, pasi 8 pikë diferencë është shumë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img