Barazimi me Egnatian nuk e kënaq trajnerin e Laçit. Morioro: “E dominuam takimin, kishim 5 raste goli”

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Françesko Moriero, pas ndeshjes, Laçi-Egnatia, 1-1

“Ne mundohemi për maksimumin, që të arrijmë rezultatin. Nuk jam i kënaqur nga barazimi dhe pse duhet ta pranoj. Luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë. Të jemi pak më agresiv para portës. Patëm 4-5 raste goli, duhet t’i shfrytëzojmë.

Skuadra e Egnatias është ekip i fortë, nuk e them unë. I kemi ballafaquar me fytyrë hapur. Kemi bërë ndeshje të mirë në aspektin karakterial dhe taktik. Meritonim diçka më shumë. Vinim nga 2-3 ndeshje të afërta. Çunat kanë punuar mirë këtë javë, kanë rikuperuar energjitë. Ecim përpara, do kërkojmë të bëjmë pikë dhe në ndeshjen tjetër.

Ekip shumë i ri, duhet të punosh te gabimet në ndeshjet e tjera, për t’i përmirësuar. Sot kemi mbrojtur te 40 metrat, kemi qenë kompakt dhe agresivë. Më vjen keq për çunat, i vetmi rast që morëm golin ishte topi ynë. Bëmë një rritje. Lojtarët më pëlqyen shumë. Më vjen keq për ato, por futbolli është ky, jo çdo herë fiton skuadra që meriton. E interpretuam mirë.

Është normale që pushimi do na bëjë të rikuperojmë energjitë dhe të punojmë mirë fizikisht. Këto ndeshje kemi punuar pak fizikisht. Kemi kërkuar të rikuperojmë më gjumë energjitë mendore. Melo ka problem te kavilja, ka inflamacion te tendina. Duke qenë se është shpërthyes, duhet të jetë gjithmonë në maksimum. Shpresojmë ta rikuperojmë me Bylisin ose pas pushimeve”, u shpreh trajneri i Laçit Francesko Moriero për RTSH.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu