Barazimi me Elbasanin nuk i bën punë Skënderbeut. Trajneri Gjoka: Na duheshin tre pikët!

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ernest Gjoka, pas ndeshjes, Elbasani-Skënderbeu, 0-0

“Urime apo jo? Ne nuk na bën punë një pikë, ne na duhen tre. Bëj shaka (qesh).

Janë disa momente që duhet të sakrifikojmë. Nëse do hiqnim sulmuesit, do detyronim Elbasanin të vinte me thellë, duke mbajtur sulmuesit, mbajtëm ekuilibrin mes lojtarëve që na sulmojnë por edhe atyre që duhet të kujdesen për t’u mbrojtur ndaj lojtarëve tanë sulmues.

Bismark sot në këtë skuadër që kemi është shumë i rëndësishëm, me tipin e lojës së tij është i rëndësishëm. Sot futëm Felipe, ishim të detyruar, nuk di të them nëse e bëri mirë apo jo, por mendoj se i duhet pak kohë për t’u përshtatur.

Mesfusha ishte më e butë se herë të tjera, por ishte një ndeshje e vështirë dhe donim të kalonim me kujdes çdo minutë që të bënim ne ndonjë kapje gabim të kundërshtarit.

Nëse Nasr mund të kishte interpretuar më mirë, mund të shënonim në pjesën e parë. Por një ndeshje ka shumë problematika e faktorë, ka kundërshtarë përballë, ka shumë faktorë.

Sot ishte hera e parë e Felipes, që e nis nga fillimi. Figura e Bismark është ndryshe, edhe në forcë e agresivitet, por edhe në shërbim të topave. Edhe në pjesën e parë, pavarësisht problematikave, prapë kishim mundësitë tona për të dalë para portës së kundërshtarit”, tha Gjoka për RTSH pas ndeshjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu