Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin.
Tetova deklaroi se për mënyrën si shkoi loja, barazimi ishte i drejtë, ndërsa analizoi edhe lojën.
Laçi ishte më i ekuilibruar, kishte marrë masat që të gjithë lojtarët të ishin pas topit. Në pjesën e dytë, bëmë diçka më shumë. Ashtu si shkoi lojë, barazimi ishte rezultat i drejtë. Të gjithë lojtarët donin të fitonin ndeshjen, nuk ka relaks.
Eksperimente nuk e kam luksin, por duhet të sjellim lojtarët te forma e mirë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë deri në fund, se kush do të jetë gati.
Duhet të shikojmë ndeshjet dhe të mos e ulim ritmin. Duhet të karikojmë lojtarët, nuk kam preferenca për në fund. Aty është një ndeshje dhe të gjithë për atë luajnë.
Me deklaratën e një jave më parë, nuk kisha synim të ofendoja kundërshtarët, por për pikët. Në derbin Dinamo-partizani do doja barazim, që të jetë distanca e njëjtë.