Monday, August 25, 2025

Barazimi në Pogradeci-Lushnja, trajneri lushnjar, Erion Xhafa: Ashtu siç shkoi ndeshja, jam i kënaqur dhe me një pikë!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Lushnjes, Erion Xhafa, pas ndeshjes Pogradeci-Lushnja, 0-0

E kishim vlerësuar shumë ndeshjen me Pogradecin, është një skuadër e mirëfinancuar, ka bërë një merkato shumë të rëndësishme, është përforcuar me shumë lojtarë, por edhe ne kemi pasur shumë mungesa, lojtarë të ardhur, e kemi pasur të pamundur të bënim diçka tjetër.

Kjo ishte strategjia jonë, të limitonim forcën e Pogradecit duke shfrytëzuar edhe daljet tona që shpeshherë kanë qenë të rëndësishme dhe rrezikshme. Patëm situata të mira si në pjesën e parë dhe të dytën nuk i shfrytëzuam, duhet të ishim cinikë nëse duam ti fitojmë ndeshjet, por ashtu siç shkoi ndeshja, jam i kënaqur dhe me një pikë. Pjesën e parë kisha menduar të limitoja forcën e Pogradecit duket ditur se kanë një ekip shumë të mirë, punojnë shumë mirë.

Kemi duruar mirë dhe mbrojtur, në të dytën guxuam më shumë, por kemi pasur probleme me sulmuesit që mungojnë, kam pak në atë repart. Në fund mendoj se barazimi ishte i drejtë për të dyja skuadrat. Skuadra ishte duke vuajtur në fazën difensive, Ribaudo ka bërë një ndeshje të mirë, por më duhej një forcë fizike”, tha Xhafa për “RTSH Sport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img