Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Bylis, 0-0
“Që të shkosh të zona e golit, duhet që të paktën me mënyrën e lojës që kemi ne, duhet të ndërtosh nga poshtë e të qëndrosh sa më gjatë afër zonës së goli. Nuk është për justifikim, se me Bylisin në tre faza kemi dalë në tre barazime. Djemtë u impenjuan, të gjithë dhanë maksimumin pavarësisht se edhe lLrran që kërkoi ndërrim, qoftë Neziri e Qefalija sakrifikuan të dy, se ndonëse nuk kanë problem me dëmtimin, akoma gjendja e kondicionit fizik nuk është e duhura. Futëm Nanin para mbrojtjes se Dita nuk ka qenë në stërvitje gjatë javës se ishte me temperaturë. Në pjesën e parë nuk ndikoi mirë spostimi i Berishës në linjat anësore, se nuk kishim lojtarë afër zonës së golit, edhe Guindo sot nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Dhanë maksimumin lojtarët por në fund mund të ishim më cinikë me rastet që kishim. Edhe pse mbajtëm kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, duhej të ishim të kujdesshëm, se kanë të shpejtë që mund të bëhen problematikë. Me futjen e Koma, i cili është i ri, vetëm 18-vjeç, përdorëm të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion për momentin, edhe me gjendje jo të mirë fizike, për të shkuar drejt fitores. Por Bylisi në ndeshjet me ne ka qenë gjithmonë ekip i fortë.
Në pjesën e parë, në ndryshim nga e dyta, nuk është se ndryshuam strategji, por u spostua Berisha më në qendër dhe i dha hapësirë Lorran të ngjitej nga e majta dhe të kishim më shumë lojtarë në qendër. Përveçse nuk kishim lojtarë në thellësi, që mbetëm me Guindo e Bregun si trekuartist, por edhe marrja e krahëve nga Lorran, meqë Nezirin nuk e përdornim për metrazh të madh. Por futja e Qefalisë, i dha pjesës tonë në ndërtim një efikasitet tjetër se në fund këtë i kërkuam edhe Qardakut në pjesën e parë. Mustafa në dallim me Guindon, edhe në rastin e golit të anuluar, ishte aty ku duhet të jetë një qendërsulmues.
Bregu nuk është se nuk ka gjendje fizike, por po punon jashtë mase qoftë majtas e djathtas në pozicionin jo të tijin, se ka qenë gjithmonë anësor. Sot ishte organizator. Qardaku nuk është mesfushor qendre, e kemi përshtatur për shkak të problematikave me dëmtimet. Ajo që zbrazte qendrën ishte se zgjodhëm të punonim me dy numra 6, si Qardaku e Nani, por Nani spostohej se vendi i tij është anësor e spostohej atje, ndaj Qardaku nuk duhej të bënte atë të bëri në pjesën e parë. Qardaku është për të zëvendësuar mungesat, Qardaku me një 6 vetëm nuk mund të luajë, i shoqëruar me Qefaliajn apo ndonjë tjetër, ndoshta rendimenti i tij do të ishte më i madh.
Po të marrim në raport me veten, ne në 3-4 javët e para kemi pasur të njëjtin start në të tre fazat. Vetëm në fazën e parë kemi pasur një pikë më shumë në këtë moment, sot jemi minus 2. Por besoj se do të ndryshojë gjendja se me afrimin e Malomos ndoshta mund të japim një tjetër filozofi fazës së sulmit, se edhe sot u pa se ndonëse nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore me ne, di të veprojë mes linjave, ka teknikë dhe shpejtësi të mirë. Ajo që shpresoj, se edhe mungesa e Ditës është shumë e rëndësishme për ne, se është kapiteni i ekipit. Përveç se është pikë e fortë në mbrojtje mund të luajmë me 4. Sot ishim detyruar ta bënim me 5, edhe pse Ismaili shtynte para e Lorran në të dytën. Në fund shpresoj që me ardhjen e kontingjentit të rikuperojmë, siç kemi bërë në fazat e para të kampionatit. Aliji ka filluar stërvitjen pjesërisht me grupin e vrapime. Nga këta, Dita është ndër afrimet më të afërta. Aliji është pikë e fortë, por është edhe Beqja i cili është jashtë për shkak dëmtimi në gju”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.



