Friday, September 20, 2024

Barazoi me Egnatian, trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, i kënaqur me skuadrën: Kemi mundësi të bëjmë më shumë!

Lexo

“Nuk ishim në nivelin e dy ndeshjeve të para, patëm vështirësi edhe për meritë të kundërshtarit. Por vuajtëm nga duelet e humbura në mesfushë. Haxhiu i dha tjetër rritëm skuadrës, në pjesën e dytë. Kemi mundësi të bëjmë më shumë. Një barazim me Egnatian, skuadrën më të mirë të kampionatit, mendoj që është “OK”. 

Nuk mendoj që e mbivlerësuam Egnatian. Kemi pasur edhe probleme fizike me mbrojtësit. Në disa momente edhe vuajtëm pak, sidomos në mesfushë. E nisëm me 4-3-3 të pastër. Për meritë Egnatia na diktoi mesfushën, na mbajti në presionin. Duhet të reagonim pak, pavarësisht se pësuam gol. Në pjesën e dytë u bë më mirë, jo vetëm për meritë të rreshtimit, por skuadra reagoi më mirë”, u shpreh ndër të tjera në “RTSH Sport”,  trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img