Monday, August 25, 2025

Barazoi në ndeshjen hapëse të kampionatit me Lushjen, trajneri i Pogradecit, Ardian Mema, i pakënaqur me rezultatin, por vlerëson lojën e skuadrës së tij:

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Pogradecit, Ardian Mema, pas ndeshjes, Pogradeci-Lushnja, 0-0

“Ndoshta është edhe ndeshja e parë, por e rëndësishme është që dalim para portës dhe kemi raste për të shënuar. Sot nuk shënuam, ndoshta 4-5 raste janë shumë në futboll, por është diçka që do të shihet në vazhdimësi se nuk mund të flas për ndeshjen e parë, është e para dhe ndoshta edhe pjesa emocionale ndikon, gjithçka ndodh.

Ndodh shpeshherë që për të zbrazur mbrojtjet e kundërshtarit, ndodh edhe kjo tërheqje e sulmuesit. Është strategji e trajnerit, por sipas rastit edhe si e lexuan futbollistët dhe sulmuesi. E rëndësishme është të dalësh para portës dhe të kesh mundësi për të shënuar. Ne shpërdoruam shumë edhe kjo është ku duhet të kemi kujdes e fokusohemi në vijim, por e rëndësishme është të dalësh para portës për të shënuar se e gjitha puna është aty. Sulmuesi e mesfushori mund të vijë edhe nga linja e dytë, e rëndësishme është të shënosh. Ekipi është shprehur mirë dhe ka pasur rastet të fitonte ndeshjen. Ndoshta një gol të liron emocionalisht e psikolgjikisht, me vazhdimin e lojës lojtarët bëhen konfuz se kanë shpërdoruar e nuk shënuan. Ndoshta kemi ekip që duhet të shënojmë shpejt se mund të lirohemi më tepër se loja e mirë që u bë.

Konkurrenca? Mendoj se 4-5 ekipet e para janë si mini-Superiore, se kanë zbritur shumë lojtarë nga Superiorja. E shoh si kampionat shumë të fortë, do ketë rivalitet deri në fund. Jemi disa skuadra që kemi bërë disa investime, por në fund do të shihet se kush do e mbajë dhe kush do jetë i aftë të ruajë vazhdimësinë e kapë rezultate. E vetmja gjë që më bëri keq është pjesa e trepikëshit, se lojë nuk kam pse flas më tepër se e thashë edhe me parë”, tha Mema për RTSH pas përfundimit të takimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img