Egnatia është një skuadër debutuese në Superiore, por edhe pse pa përvojën e duhur dhe mungesen e emrit të traditës, që për momentin i mungon, ajo po bën një punë jashtëzakonisht të mirë në këtë pjesë të parë të kampionatit, gjë që e verteton edhe fakti që është në kuoto të barabartë pikësh me Vllazninë.
Edhe gjatë javës së pragndeshjes, trajneri Magani dhe pjesëtarë të skuadrës rrogozhinase kanë deklaruar se kërkojnë fitore ndaj kuqebluve, pas përfundimit të ndeshjes që u mbyll në barazim 1 me 1, ato shpehën të kënaqur me pikën e marrë.
“Nuk mund të marr përsipër momentin e Latifit nuk mund ta komentoj. Nëse një lojtar bën diferencën duhet të reagojë. Edhe te ne reagoi një lojtar që bën diferencën si Pedro Augusto i cili u zëvendësua. Ndeshja me Vllazninë po ta marrësh si rezultat është një rezultat pozitiv sepse ata luftojnë për titullin kampion. Për sa i përket gabimeve janë gjera që ndodhin. Kam folur me portierin, i kemi dhënë besim, sot ka gabuar 2-3 herë. Ka gabuar edhe Alban Hoxha që është dhe portieri më i mirë në Shqipëri.
Mendoj që nuk është maksimumi 10 pikë në 8 ndeshje. Skuadra ime ka marrë premio në çdo ndeshje, dhe është likuiduar me pagat. Kemi punuar në çdo moment që të jemi të barabartë me skuadrat e tjera. Çdo lojtarë ka të drejtat e veta, por çdo lojtarë ka të drejtat e veta që të japë maksimumin. Të gjithë jemi në provë, unë dhe të gjithë.”, u shpreh trajneri i Egnatias, Gugash Magani në prononcimin e dhënë për Supersport, menjëherë pas ndeshjes, Egnatia-Vllaznia, e mbyllur në barazim 1 me 1.