Prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Roberto Bordin, pas ndeshjes, Laçi-Elbasani, 1-1
“Na interesonte të bënim një paraqitje të mirë pas ndeshjeve jo brilante të fundit. Skuadra reagoi mjaft mirë dhe duke iu referuar rasteve mendoj se meritonim diçka më shumë. Ekip i vështirë, fushë e vështirë, megjithatë në bazë të rrjedhës së lojës, duhej të reagonim më mirë në fillim. Por edhe me penalltinë, kishim raste si në pjesën e parë, edhe në të dytën.
Situatat i kishim provuar gjatë javës, por i kishim bërë edhe në ndeshjet e kaluara, jo të fundit faktikisht, por më parë. Kemi qëndruar gjithmonë më lart, duke rrezikuar pak mbrapa, por me anësorët e krahut që ndihmonin. Edhe në fazën ofensive, kur topi shkonte si me të gjatë, edhe nga poshtë, ne ishim më të qartë në mbështetjen te topi i dytë.
Hasani ka bërë një ndeshje shumë të madhe, jo vetëm në fazën ofensive, por edhe të tranzicionit. Ashtu si jam i kënaqur me gjithë skuadrën që ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Një nga tre mesfushorët që do rrinte më lart në fillim ishte Qose, por edhe Hasani që futej në krosimet, pati dy mundësi të mira.
Sot ishte një paraqitje e madhe nga e gjithë skuadra. Nuk ishte e thjeshtë pas një humbje si e javës së kaluar. E kanë kuptuar të gjithë djemtë filozofinë dhe që kishin përballë një skuadër të fortë. Paraqitja e sotme i jep besim ekipit, që mund të luajë më lart, të bëjë presing e të luajë më shumë.
Biseda me Morieron? Sekret! (qesh) Më bëhet qejfi që ka ardhur në Shqipëri se është një trajner i mirë, jam shumë i lumtur si unë për këtë zgjedhje. Folëm për situatat e skuadrave në kampionat, e pyeta edhe për eksperiencën në Maldive. Shumë respekt që si një ish-lojtar e kam ndeshur disa herë. Ndjej kënaqësi që i ka dhënë një ndryshim të rëndësishëm skuadrës së Laçit”, tha Bordin pas ndeshjes për RTSH.