Prononcimi i zv.trajnerit të Teutës, Bledar Hodo, pas ndeshjes, Partizani-Teuta 1-1
“Mendoj që bëmë një pjesë të parë të ekuilibruar. I prishëm ekuilibrat te rasti i golit. Pjesën tjetër të lojës e kishim mendjen te fitorja, për këtë objektiv kishim ardhur. Finalizimet po na penalizojnë disi, por me dëshirën e çunave, edhe finalizimet do të vijnë.
Në fundin e ndeshjes kaluam me 2-4-4, nuk kishim çfarë të humbisnim. Nuk u tërhoqëm që të ishim të kënaqur me barazim, kërkonim fitoren. U konsultova me Martinin, edhe për ndërrimet, si me telefon, por edhe live në stadium.
Nuk është vit i parë që e kemi problem me ekipet e vogla, na është bërë si sëmundje, shpresojmë ta rregullojmë. Është çështje mentaliteti që duhet ta ndërrojmë. Jemi rritur shumë si skuadër, jemi ekip me pretendime, jo thjesht për të marrë pjesë në Superiore”, u shpreh Hodo për “RTSH”.