Ditët e fundit të vitit 2024, klubi bushatas, Basania FC ka filluar të mendojë për riorganizimin e skuadrës së parë. E ka filluar nga pankina ku i ka besuar drejtimin e skaudarës dy trajerëve të rinjë, Erjon Mani dhe Mario Kola, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizohen edhe blerje të reja në merkato
Njoftimi zyrtar i Basania FC
- Ka qënë në filozofinë e Basanias që në ditët e para që është krijuar, fëmijëve e të rinjve të zonës që dashurojnë futbollin t’ju ofrojmë një adresë sa më afër dhe sa më cilësore e korrekte ku Ata të ndjekin ëndrrën e tyre.
- E njëjta filozofi (pavarësisht sa është kuptuar) ka vlejtur dhe ndjekur edhe për Ata më të rriturit që pasion kan pasur trajnimin, kur themi trajnimin e kemi fjalen për trajnimin me pasion e jo ate me “ustallek”.
- Thënë këtë, kanë qënë disa djem pasionant që ju është dhënë mundësia që fillimet e veta të trajnimit ti nisin ose të vijojnë nga Basania.
- Si rezultat i këtij koncepti kemi vendosur që ekipi të rriturve të Basanias për fazën e dytë të sezonit ti besohet:
– Erjon Mani
– Mario Kola
… Dy djem pasionant që kanë dhënë në vite kontributin e tyre tek ekipet e moshave të Basanias por edhe tek ekipi i parë i Basanias, të cilët e njohin mjaft mirë grupin, ambjentin dhe frymen e funksionimit të Basanias.
- Ndërkohë vijojmë me përforcimet e nevojshme të skuadres.
Suksese E. MANI & M. KOLA
Basania FC