Ballina Futboll Basania FC rikthehet te fitorja, mund thellësisht 6-0 Adriatikun. Spikat tripleta e...

Basania FC rikthehet te fitorja, mund thellësisht 6-0 Adriatikun. Spikat tripleta e Sani Kufu. Trajneri Besart Cecelia e nis mbarë, optimist për të ngritur bushatasit në nivelet e larta

Basania FC-Adriatiku 2012, 6-0

(Shënues: Sani Kufu 17’, 46’, 65’, Vildan Kaçubela 50’, 79’, Kristiani Toma 78’)

6 me 0 në favor të Basanias ka përfunduar ndeshja e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive të Bushatit, ku skuadra vendase mundi Adriatikun 2012, ndeshje kjo e vlefshme për javën 15-të të Kategorisë së Dytë, grupi A.

Një sfidë që mis mbarë edhe për trajnerin e ri nga Kosova, Besart Cecelia, i cili duke u njohur me projektin ambicioz të presidentit Ermir Shimaj, vendosi të nis bashkëpunimin me Basania FC.

Referuar takimit të sotëm, duhet thënë se bushatasit u futën në fushën e lojës shumë të mobilizuar dhe me objektiv, vetëm fitoren.

Objektiv, i cili u realizua në mënyrën më të mirë, teksa shifrat përfundimtare të të gjithë ndeshjes ishin, Basania 6 dhe Adriatiku 0.

Protagonisti i kësaj ndeshje ishte padyshim, Sani Kufu i cili gjeti plot tre herë rrugën e rrjetës së portjerit mysafir Serxho Spaho. Gola këto që erdhën respektivisht në minutat 17, 46’, 65’.

Nuk mbeti prapa edhe kapiteni Vildan Kaçubela, i cili në këtë ndeshje shënoi dy herë, fillimisht në të 50-tën minutë dhe më pas në 79-tën. Ndërkohë, në listën e golashënuesve të kësaj ndeshje, shkruan emrin e tij edhe Kristiani Toma, me golin e shënuar në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Basania pozicionohet në vendin e nëntë me dhjetë pikë, vetëm tre më pak sesa Veleçiku i Koplikut, duke lënë pas Gramshim me dhjetë pikë dhe Adriatikun me një.

Një fitore kjo në kohën dhe momentin e duhur, sidomos për stafin e ri teknik, trajnerin nga Kosova, Besart Cecelia dhe kolegët e tij, Taulant Nikshiqi dhe Eldi Hasani, të cilët janë optimist për ndryshimin e situatës në kampin bushatas.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu