Basania FC, përfaqësuese e zonës së Bushatit, pjesë e territorit të Bashkisë Vau Dejes ka bërë lëvizjen e parë në prag të fillimit të përgatitjeve për sezonin sportiv 2025-2026. Dhe, këtë e ka bërë duke emëruar Fation Hasanin në postin e drejtorit teknik. Një emër ky që është pjesë e historisë së Basanias, pasi ishte ai që e udhëhoqi si trajner duke e shpallur kampion në Kategorinë e Tretë dhe duke e kualifikuar në garën e Kategorisë së Dytë.
Një lëvizje të tillë e bën të ditur vetë klubi bushatas përmes njoftimit në faqen zyrtare të Basania FC.
– Referuar eksperiencës, pasionit, seriozitetit dhe kontributit të dhënë tek Basania FC në sezonin 23/24, vit në të cilim u shpallem Kampion Kombëtar Kategoria ë Tretë, ishte parashikuar që vitin e kaluar pozicioni drejtorit për Fatjon Hasanin.
– Ja ku jemi dhe e vëmë në zbatim këtë vit këtë format.
– Basania FC e mirëpret, falenderon dhe me shumë besim i urojmë suksese në këtë pozicion të ri prof. Fatjonit
Basania FC
Ndonëse, nuk ka një komunikim zyrtar, ekipi pritet të drejtohet nga dyshja e trajnerëve që mbylli sezonin e kaluar në krye të Basanias së kategorinë e dytë, Erjon Mani dhe Mario Kola, të cilët së bashku me drejtori Fatjon Hasani kanë nisur nga formatimi i skuadrës për sezonin e ri futbollistik.
Mdërkohë, ajo që bie në sy ka të bëjë me vonesen e fillimit të punimeve në fushën sportive të Bushatit, për të cilën Federata Shqiptare e Futbollit pati premtuar ndërhyrjen në insfrastrukturën e kësaj fushe.
Pasi, më herët, një grup pune i FSHF-së me në krye zv.presidentin Arben Dervishaj ishin në Bushat ku edhe bënë matjet dhe studimet e duhura teknike, në fillim të majit, FSHF ishte përsëri në Bushat.
Këtë radhë, në prezencen edhe të kryetarit të Bashkisë Vau Dejes Kristian Shkreli dhe kryetarit të SHRFSH, Lazër Matija, i premtuan presidentit të Basania FC Ermir Shimaj që për sezonin e ri sportiv, Bushati do të jetë me një ministadiun. Por, fatkesisht duhet thënë se akoma nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.