Basania-Iliria 0-1(Shënues: Gjergj Përgjoni 51’)
Basania-Iliria, ka qënë njëri nga duelet e javës së dhjetë të Kategoria e Dytë, takim ky i luajtur në fushën sportive të Bushatit që prej orës 13:00.
Një takim ky ë u zhvillua në një terren të rënduar si rezultat i reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në Shkodër.
Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i shënuar nga skuadra mike në minutën e 51-të me autor Gjergj Përgjonin, goli i cili ëndroi në fuqi deri në fund të takimit ku fushëkrujasit i gëzohen fitores minimale 0-1.
Një humbje që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Basanias, për të cilët, skuadra e tyre u penalizua nga terreni shumë i rënduar, por nga ana tjetër, edhe nga gjykimi. Një gjë të tillë, Basania e përcjellë zyrtarisht edhe në faqen zyrtare me postimin në fjalë.
Postimi i Basania FC
– Shiu pa’pushim që ndikoj në terrenin e lojës dhe ARBITRIMI ndikoj në rezultatin e ndeshjes.
– Kishim vendosur të mos merremi me arbitrat por tashmë u bënë si shumë gjykimet jo’kompetente.
– Përgëzime djemve për grinten dhe sakrificën
Jemi Basania që nuk është dorëzuar në asnjë situatë të ngjashme.
Ecim…
Basania FC