Thursday, September 19, 2024

Basania, skuadra surprizë e kategorisë së dytë! Trajneri Haris Lika: Po rritemi nga ndeshja në ndeshje, gjithsesi s’ka vend për eufori, objektivi ynë është kategoria e parë

Lexo

Basania, skuadra që përfaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës pritet të jetë surpriza e sezonit të ri futbollistik, 2024-2025. Edhe pse një skuadër debutuese e ardhur nga kategoria e tretë, falë një mirëorganizimi perfekt në të gjitha drejtimet, Basania e drejtuar nga trajneri Haris Lika pritet të jetë një nga skuadrat pretendente për kualifikimin një kategori më lart, një objektiv ky që realisht është shpalosur që në ditët e para të themelimit të këtij klubi katër vite më parë.

Një gjë të tillë e verteton serioziteti maksimal në proçesin stërvitor, por edhe paraqitja dinjitoze që ajo po bën në ndeshjet miqësore. Në kuadër të përgatitjes për sezonin e ri të kategorisë së dytë që nis me datë 21 shtator, Basania vendosi të  zhvillojë ndeshjen e tretë  miqësore duke pasur përballë një rival direkt të sezonit siç është Iliria e Fushë Krujës.

Një skuadër kjo e formuar dhe e kompletuar me element cilësore dhe që ka si objektiv parësor vetem daljen kampion dhe kualifikimin në kategorinë e parë. Dhe, rezultati në përfundim të krejt ndeshjes ishte 1 me 2 në favor të Basanias.

Autor i të dy golave për bushatasit ka qënë Albert Mila, një futbollist  i formuar në Akademinë Vllaznia, ku prej dy sezonesh po spikat si golashënuesi më i mirë për ekipin e tij të Basanias. Kështu, pas fitores me rezultatin e pastër 3-0 ndaj një tjetër rivali me emër si Tërbuni i Pukës, fitorja e regjistruar në transfertë me Ilirinë e Fushës Krujës, është një tregues kuptimplotë se skuadra e drejtuar nga Haris Lika ka vendosur kandidaturën e marrjes së liderit në grupin e veriut ku luajnë edhe dy skuadra të tjera me emër si Besëlidhja dhe Veleçiku.

I kënaqur për ecurinë e skuadrës që ai drejton prej më shumë se një muaji, trajneri Haris Lika, i cili në një prononcim për Veriu Sport, shprehet. “Vendosëm të zhvillojmë ndeshjen e 3-të miqësore me një rrival direkt tonin në Fushë Krujëe. Iliria ka formuar një ekip cilësor dhe ka si objektiv vetem daljen kampion, për këtë arsye mendova ta testoj ekipin tim në një përballje në fushën e tyre. Dhe, të je mi sinqetë, mora sinjale poziteve, ku përpos fitores tonë, ajo që më kënaq më shumë është loja e ekipit në të dyja fazat. Besoj se po rritemi nga ndeshja në ndeshje. Gjithësesi s’ka vend për eufori. E rëndësishme është të përmirësojme gabimet taktike që kemi hasur në ndeshjet më përpara. Përpos 2 lojtarëve nga Bregu i Fildishtë që kanë kalu provën kemi dhe një sulmues krahu nga Egjipti. Deri më tashti jam i kënaqur me paraqitjen e tij. Në vazhdim, ditën e mërkure kemi lënë një tjetër ndeshje miqësore kundër ekipit të Veleçikut, dhe shpresoj, të pakten edhe një tjeter deri në fillim të sezonit më 21 shtator.  

Formacioni i Basanias në miqësoren me Ilirinë: Portier Fatjon Marku, mbrojtës  Moustapha Diaby, Hoxha, Shema, Shima, mesfushor Tafili kapiten i skuadrës, Daija dhe Omar Konate(U aktivizuan: R. Canja, S. Zagani, E. Puka, G. Zefi, M. Kola, T. Nikshiqi). Trajner: Haris LIKA.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img